Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku si pasojë është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
Kjo është konfirmuar në “Politiko” nga kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
“Nuk ka dëme në njerëz. Në një shtëpi ka dëme materiale. Është dëmtuar kanali i Ibër Lepencit i cili e përcjell ujin në dy zonat nga komunat Mitrovicë e deri te Obiliqi atje. Pata mundësi me fol edhe me një familjar dhe me tha se janë rreziku prej rrjedhës së ujit”, ka thënë Zeqiri.
Zeqiri ka theksuar se shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
“Është bo një shpërthim bukur i forte dhe dëmtimet janë shumë të mëdha”, ka thënë Zeqiri. /Gazeta10/