Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sindikata e KEK-ut reagon pas vendimit të Qeverisë për thëngjillin

Gazeta10
29 September 2022 - 17:44

Në kuadër të masave emergjente për energjinë Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvalloni ka marrë disa vendime, ku mes tyre është shfuqizuar vendimi i vitit 2018, ku ka ndaluar dhënien e thëngjillit si formë dhurate për punëtorët e KEK-ut.

E ky vendim i Rizvallonit është mirëpritur nga sindikata e punëtorëve të KEK-ut.

Kryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica, në një prononcim për FrontOnline tha se vendimi i vitit 2018 i cili iu ka ndaluar punëtoreve të KEK-ut blerjen apo marrjen e thëngjillit nuk ka qenë i drejtë.

“Ne e kemi pritë shumë mirë shfuqizimin e atij vendimi pasi që nuk ka qenë i drejtë sepse nëse  je punëtor i KEK-ut nuk ke pasur të drejtë me marr thëngjill apo me ble thëngjill”, u shpreh Llumnica.

Ai tha se shfuqizimin e këtij vendimi e kanë kërkuar gjatë takimi që kanë pasur me Kurtin, në mënyrë që gjatë krizës së energjisë punëtorët e KUK-të ta përdorin thëngjillin, e jo energjinë elektrike.

“Është shfuqizuar vendimi i vitit 2018-të, në kuadër të masave emergjente, ku  me vendimin e vitit 2018 është  ndaluar dhënia e thëngjillit si dhuratë për punëtorët e KEK-ut. Ne si sindikatë për shkak të zvogëlimi të shpenzimeve me energji elektrike këtë e kemi kërkuar  në takim me kryeministrin dhe drejtorin menaxhues dhe ministria ka marr vendim. Ne kemi kërkuar që të iu jepet thëngjilli punëtorëve me qëllim që ta përdorin thëngjillin e jo energjinë elektrike”, tha Llumnica.

Vendimi për ndalimin e dhënies së thëngjillit për punëtorët e KEK-ut është marrë në vitin 2018-të, në Qeverinë e Ramush Haradinajt nga ministri Valdrin Lluka.

Ai në arsyetimin e këtij vendimi ka thënë se dhënia e thëngjillit është praktikë e mbrapsht e cila mbi të gjitha dëmton afarizmin e ndërmarrjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.