Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se ky sulm ka targetuar infrastrukturën kritike të Kosovës, teksa e ka quajtur të papranueshëm.
Tutje poashtu ka folur dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Ambasadori Aivo Orav për sulmin i cili ka ndodhur në Mitrovicen e veriut, ku është shprehur se BE-ja dënon sulmin të ndodhur në Zubin Potok.
“Patëm një takim me kryeministrin Kurti dhe komunitetin ndërkombëtar. Kryeministri pati mundësinë të na informojë për zhvillimet e së premtes mbrëma. Nga ana e Bashkimit Evropian, Borrelli ka bërë një thirrje të qartë që nuk do ta përsëris sepse dihet tashmë”, tha Orav. /Gazeta10/