Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Forma e dobët e Man Cityt, kapiteni Walker iu drejtohet tifozëve: Do të rikthehemi

Gazeta10
02 December 2024 - 15:31

Është padyshim momenti më i keq i përjetuar nga Kyle Walker që kur ka mbajtur shiritin e kapitenit të Manchester Cityt. Kampionët e Anglisë nuk mund të dalin nga forma negative e rezultateve (6 humbje dhe një barazim në 7 ndeshjet e fundit).

Për këtë arsye, mbrojtësi i djathtë anglez ka dashur t’u shpjegojë tifozëve se çfarë po ndodh.

“Ne e dimë se performancat tona të fundit nuk kanë qenë sipas standardeve që presim dhe e dimë se ka qenë një kohë e vështirë. Por ne i kemi përballur këto sfida më parë, së bashku, dhe do ta kalojmë këtë përsëri. Është e rëndësishme që të mbetemi të bashkuar si një klub, si Manchester City, në këtë kohë të vështirë, na duhet mbështetja juaj. Ne kemi treguar herë pas here se mund të përballemi me sfidën dhe do ta bëjmë përsëri, do të luftojmë deri në fund”, shkroi Walker.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.