Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri është inkuadruar drejtpërdrejt nga seanca e Kuvendit të Kosovës në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Tahiri ka thënë se debati i së hënës ka qenë për një mandat katërvjeçar i cili nuk ka prodhuar asgjë deri sot.
“Sot debati ka qenë për një mandat katërvjeçar i cili nuk ka prodhuar asgjë dhe është dokumentuar”, ka thënë Tahiri.
Për më tepër, ai kritikat nuk i kurseu as për fjalimin e kryeministrit Kurti në séancën e së hënës në Kuvendin e Kosovës.
“Z.Kurti ka fol për 50 minuta. E ka pasë elaborat të gjatë, gati sa nuk ia nisi me na tregu edhe për sent items të emaileve të tij, kujt i ka çu emaila e letra, mirëpo nuk u përgjigj në temat kyçe që lidhen me zhvillimin ekonomik e me mungesën e investimeve kapitale”, ka thënë Tahiri. /Gazeta10/