Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku bën homazhe në Podujevë: Duke nderuar të shkuarën ndërtojmë të ardhmen

Gazeta10
29 September 2022 - 19:37

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti”, në Orllan të Podujevës dhe te Kompleksi Memorial “Baza e parë e UÇK-së”.

Bashkë me Abdixhikun ishte edhe kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni dhe deputetë të partisë nga rajoni i Llapit. Ata vizituan edhe familjen e heroit Zahir Pajaziti.

Abdixhiku theksoi se nderimi për ata që dhanë jetën për liri e pavarësi është i përhershëm, ku shtoi se duke nderuar të shkuarën, ndërtojmë të ardhmen e një Kosove të zhvilluar që e meritojmë të gjithë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.