Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Qytetarët e Podujevës e kanë tash zgjidhjen e tyre”- Shpejtim Bulliqi i bindur që Llapi do të votojë për Kurtin

Gazeta10
06 December 2024 - 10:44

Në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10 me Arben Ahmetin në një lidhje direkte është paraqitur kryetari i komunës së Podujevës, ShpeJtim Bulliqi, KU ka folur për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Tutje ai është shprehur i bindur se Podujeva përsëri do ta votoj Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Kësaj here tashmë e ka marr kahen e vetë puna dhe angazhimet që ka treguar kjo qeverisje për 4 vite, ka treguar mirëqenie të mirëfilltë edhe unë kam një bindje të plotë se llapjanët do të jenë kah Albin Kurti”, është shprehur Bulliqi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.