
Në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10 me Arben Ahmeti, është paraqitur nga Ferizaj në një lidhje direkte gazetarja Arianita Hoti, nga ku ka raportuar për problemin me ujërat e zeza në oborrin e shkollës “Gjon Sereqi”.
Në këtë lidhje ka folur edhe zv.drejtori i kësaj shkolle Yll Avdiu, i cili ai ka treguar se është në kontakt me Komunën për këtë situatë dhe se problem pritet që të përfundoj sa më shpejt.
“ Ky problem ka qenë shumë më herët, ne si shkollë kemi kryer punën ton jemi në diskutime me drejtoreshën e Arsimit edhe po besoj që kjo situatë do të evitohet së shpejti edhe kjo situatë poashtu po shton rrezik edhe për shkollën edhe për shëndetin e nxënësve”, është shprehur Avdiu.
Po ashtu në këtë lidhje direkte ka folur edhe një prindër i njërit nxënësit të kësaj shkollë, ku është shprehur se kjo shkollë nuk është e rregulluar në bazë të standardeve.
“Kjo shkollë nuk është e rregulluar sipas standardeve sa i përket kanalizimit dhe bërllokut, ka shumë papastërti dhe duhet me rregull gjithsesi”, është shprehur ai. /Gazeta10/