
Në emisionin “Adresa e ankesave” me Arben Ahmetin në Kanalk10, është paraqitur nga Prizreni në një lidhje telefonike një banorë nga Fantalia e Prizrenit, ku është ankuar për punimet të cilat po bëhen atje.
Tutje ai ka treguar se pesë shtëpi janë në rrezik nga punimet për shkakë se gjendja ka degraduar.
“Pesë shtëpi jemi të rrezikuar, gjendja është e tmerrshme na kemi shkuar me fol te kryetari, nuk na kanë pranuar edhe kemi bërë ankesën edhe s’po na pranon edhe gjendja është tmerrshme nga punimet”, është shprehur banori. /Gazeta10/