
Në emisionin “Adresa e ankesave” me Arben Ahmetin në Kanal10, është paraqitur në një lidhje telefonike drejtori i Ngrohtores në Gjakovë, Blerim Halilaj, ku u është përgjigjur ankesave të konsumatorëve për çmime të larta.
Tutje ai ka thënë se këto fatura tashmë kanë formën ndryshe të faturimit pasi që është ndërruar sistemi.
“Pak është ndryshuar sistemi edhe është bë pak çmimi i lart për faturim edhe sidomos për kushtet të cilën i kemi na edhe pak deri sa njerëzit të mësojnë edhe këtë procedurën e re edhe tani i mësojnë këtë situatë”, ka thënë Halilaj. /Gazeta10/