Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Terras i përmbajtur, kërkon kohë për t’u njoftuar me situatën në vend: I takova kryeministrin e presidenten

Gazeta10
09 December 2024 - 12:34

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras refuzoi të flasë për qëndrimin e tij mbi dialogun me Serbinë dhe çështje të tjera në vizitën e tij të parë në vend për misionin treditor për mbledhjen e fakteve.

Ai tregoi se është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, si dhe do të zhvillojë takime edhe me liderët e partive opozitare.

“Më jepni mundësinë që të takohem me të gjitha palët dhe me të gjithë njerëzit që t’i marrë pikëpamjet e tyre”, tha ai pasi u pyet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Terras tregoi se do të shkojë edhe në pjesën veriore të vendit ku do t’i zhvillojë disa takime, e po ashtu do ta vizitojë edhe kanalin e Ibër-Lepencit ku ndodhi sulmi në fund të nëntorit.

Ai u shpreh i sigurt se autoritetet e Kosovës do ta zbulojnë se kush qëndron pas këtij sulmi.

Për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ai tha se “të gjithë kriminelët duhet të sillen përpara drejtësisë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.