Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ejupi-Hajzeraj për kritikat e Kurtit për mediet: E pavend, nuk po mundet me i kontrollu!

Gazeta10
09 December 2024 - 23:24

Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka komentuar deklarimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit se kurrë nuk kanë qenë kaq shumë medie kundër qeverisë.

Ejupi-Hajzeraj e ka cilësuar si të pavend deklarimin e Kurtit, duke theksuar se edhe në raportin e progresit janë dhënë vërejtje për lirinë e medieve.

“Kjo nuk ishte me vend. Një mas pari me dalë e me i kritiku mediat. Z. Kurti e ka bo një retorikë dhe nonstop ka qenë kritik ndaj medieve”, ka thënë Ejuipi-Hajzeraj.

“Problemi është që media po konsiderohet si pushtet i katërt. Pushtetin e pare dhe të dytë po e kontrollon z.Kurti për shkak se e ka qeverinë komplet, mirëpo gjyqësorin, prokurorinë e tash mediat s’po mundet me i kontrollu”, ka thënë ajo. /Gazeta10

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.