
Në emisionin “ Adresa e ankesave” në Kanal10 me Arben Ahmetin, në një lidhje telefonike është lajmëruar një banor nga Drenasi ku ka treguar se nga vërshimet e vitit të kaluar ende nuk është kompensuar.
Tutje banori nga ‘Barileva’ ka treguar se ka kontaktuar edhe zyrtarët komunalë, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje në lidhje me mos kompensimin.
“Unë jam përfitues nga komuna e Drenasit për vërshimet e vitit te kaluar, por ende nuk na është bë kompensimi edhe kom shkuar kom fol në Komunë më kanë thënë se duhet me shkuar në Ministri të Financave edhe nuk po di çka po bëhet”, është shprehur ai. /Gazeta10/