Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Terras takohet me përfaqësues politik të komunitetit serb në veri

Gazeta10
10 December 2024 - 12:39

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, po zhvillon takime të mbyllura me përfaqësues politik të komunitetit serb.

Takimet po mbahen në Shtëpinë e Evropës në veri të Mitrovicës.

Pas takimeve, Terras do të vizitojë edhe fshatin Varagë, të Zubin Potokut, për të parë nga afër kanalin e Ibër – Lepencit që ishte cak i sulmit të 29 Nëntorit.

Kjo është vizita e parë e Terras më Kosovë  pas emërimit si Raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, duke pasuar ish-raportuesen Viola von Cramon.

Të hënën ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
11 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.