
Shkodran Ramadani ka kritikuar Qeverinë e Kosovës rreth krizës energjetike duke thënë se ky pushtet nuk e ka as atributin e një praktikanti, raporton Gazeta10.
Ramadani ka kritikuar deklaratën e ministres Rizvanolli e cila ka dhënë dje një propozim për mbrojtjen nga ulja e temperaturave.
Ramadani ka thënë se me këtë performancë kjo strukturë nuk e ka arritur as nivelin e praktikantit.
Ketu keni postimin e plotë:
“Kjo qeveri jo vetem qe nuk gjen zgjidhje per ta ulur çmimin e rrymes, por edhe gjen menyra per te shtrenjtuar çmimin e izolimit te shtepive. Me kete deklarate te ministres, kerkesa per izolim do te rritet, e rrjedhimisht edhe çmimi i tij. Ju qe i quani “praktikante” keta, gaboheni rende. Praktikanti nuk eshte hileqar, ka kureshtje per te mesuar dhe respekton ata qe dine me shume se ai. Ky kabinet qeveritar nuk e ka asnje atribut te praktikantit”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10