
Avokati Muhamet Mujaj i ftuar në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka komentuar ndërhyrjet që janë duke u bërë në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Sipsa tij, këto ndërhyrje që po bëhen janë për keqardhje dhe të rrezikshme për Demokracinë në Kosovë, raporton Gazeta10.
“Është për keqardhje se si Qeveria dhe udhëheqësit e saj ndërhyjnë çdo ditë në sistemin gjyqësor e ma e keqja edhe në punët e Gjykatës Kushtetuese, që ne e konsiderojmë si organin më të lartë e cila mbron Kushtetutën, kjo ndërhyrje e përditshmë kjo përzierje është e rrezikshme për shtetin ligjor dhe Demokracinë”, tha ai për Kanal10. /Gazeta10/