Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kajtazi me detaje: Kurti i ka bërë ftesë Besarta Jasharit që të futet në listën e VV-së

Gazeta10
10 December 2024 - 22:41

Gazetari, Shkumbin Kajtazi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë ofertë Besarta Jasharit dhe Ukë Rugovës që të bëhen pjesë e listës së tyre për deputetë.

Kajtazi ka theksuar se Besarta Jashari ka qenë afër për ta pranuar këtë ofertë të VV-së.

“Vetëvendosja ose z.Kurti u ka bërë ofertë Besarta Jasharit, vajzës së Hamzë Jasharit dhe Ukë Rugovës, djalit të doktor Ibrahim Rugovës për t’u futur në listën e tyre”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Ndryshe, zgjedhjet e shkurtit do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025. /Gazeta10/

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.