Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vizita në Hagë, Meidani : Lufta në Kosovë ishte e mbështetur nga komuniteti i huaj (VIDEO)

Gazeta10
30 September 2022 - 12:41

Ish Presidenti i Shqipërisë, Rexhep  Meidani, ka thënë se lufta në Kosovë ishte e mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, raporton Gazeta10.

Mediani ka thënë se kjo vizitë ishte një mbështetje për këtë luftë që është bërë për liri dhe pavarësi.

Ai ka thënë se përpos lirisë dhe pavarësisë, kjo luftë është bërë edhe për demokraci si dhe kundër spastrimit etnik.

“Vizita jonë ishte edhe një mbështetje e luftës së popullit shqiptar për liri dhe pavarësi kundër skllavërimit serb, ishte edhe një luftë e mbështetur nga gjithë komuniteti ndërkombëtar nga udhëheqësit kryesor botëror në luftën jo vetëm për demokraci, por dhe luftën kundër spastrimit etnik”, ka thënë Mediani.

Dje gjatë ditës në Hagë kanë qenë ish presidentët e Shqipërisë , Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi si dhe ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, dhe Behgjet Pacolli ku kanë vizituar krerët e krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin si dhe Rexhep Selimin.

Kjo vizitë është realizuar me iniciativën e Behgjet Pacolli, ndërsa ish presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga kanë refuzuar këtë ftesën. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.