
Xhavit Drenorit, ish-kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, ka komentuar listat e partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka thënë se nuk ka pasur ndonjë risi në listat e partive politike.
Duke folur për listën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila u publikua mbrëmë në orët e vona, Drenori ka thënë se përkundër që kishte 50 emra të rinj, nuk sheh ndonjë risi të madhe.
“Për mua nuk ka shumë risi të mëdha, ka emra të rinj në listë, këtu më jepen që janë 50 emra të rinj në listën e LVV-së, por është krejt normale, si të gjitha subjektet edhe LVV-ja është munduar që të ketë kolorit prej fushave të ndryshme të shoqërisë, si të gjitha listat tjera nuk është me ndonjë risi të madhe. Nëse mund të quajmë risi djemtë e disa politikanëve ose disa njerëzve që kanë dhënë kontribut, për mua nuk janë risi kualitative, risi mund të jenë por në kualitet jo. Për mua nuk është detirminues rezultati i zgjedhjeve në bazë të listës”, tha ai.
Tutje, ai ka thënë se përfshirja e grave në listat zgjedhore është jashtëzakonisht e mirë. /Gazeta10/