Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ambasadori Westerlund: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Suedisë janë të shkëlqyera!

Gazeta10
12 December 2024 - 22:36

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund në një intervistë ekskluzive për televizionin Kanal 10 ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Suedisë janë të shkëlqyera.

Këto deklarime, ai i bëri në organizimin e Ambasadës së Suedisë në Kosovë për nder të Shën Lucias.

“Po, si gjithmonë, kemi marrëdhënie të mrekullueshme mes Suedisë dhe Kosovës. Vitin e kaluar e patëm këtu ministrin e Jashtëm të Suedisë. Kemi pasur dy delegacione parlamentare këtë vit”, ka thënë ai.

Westerlund ka theksuar se Suedia mbetet një ndër donatorët më të mëdhenj për ekonominë e Kosovës.

“Kështu që marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera, jo vetëm në diplomaci, por edhe sa i përket mbështetjes sonë për zhvillimin e Kosovës. Ne jemi donatori i pestë më i madh për Kosovën. Po ashtu, kemi një numër kompanish suedeze që kanë hapur kompanitë e tyre këtu gjatë viteve të fundit, si Ericsson, si kompania ICT,  Sigma Technology Group”, ka thënë Westerlund. /Gazeta10/

 

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.