Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takon kongresistin republikan: Komunikimi i rregullt, domosdoshmëri për partneritet

Gazeta10
13 December 2024 - 19:55

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Amerikë është takuar me kongresistin republikan, Ronny Jackson.

Osmani tha se me Jackson patën bisedë konstruktive mbi partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Komunikimi dhe shkëmbimi i rregullt janë të domosdoshme për të forcuar këtë partneritet. Në këtë kontekst, diskutuam mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, nga siguria deri te zhvillimi ekonomik”, shkroi Osmani.

E para e shtetit e ka nisur vizitën e saj në ShBA dje, teksa ka takuar disa senatorë e kongresistë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.