Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bllokohet magjistralja Prishtinë-Ferizaj pas një aksidenti të rëndë, njëra veturë bie poshtë rrugës

Gazeta10
14 December 2024 - 19:20

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ku dy vetura janë përplasur mes vete. Njëra prej tyre ka përfunduar poshtë rrugës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Ende nuk dihet sa persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident. Sipas lexuesve të Gazetës autoambulanca është parë në vendin e ngjarjes dhe e njejta ka lëvizur drejt Prishtinës.

Gjithashtu aty janë edhe ekipa e zjarrfikësve.

Ky aksident ka shkaktuar të kolona të gjata duke e bllokuar magjistralen Prishtinë-Ferizaj. E njejta s’pritet të lirohet edhe për rreth një orë./Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
10 October 2026
Lajme
10 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.