Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Limaj: Vushtrria i dha një PO NISMA-së dhe kandidates tonë për deputete, Xhevahire Izmaku

Gazeta10
14 December 2024 - 21:44

Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook tha se qyteti i Vushtrrisë i dha një PO NISMA-së dhe kandidates tonë për deputete, Xhevahire Izmaku.

“Qytetarët e Vushtrrisë sot u rreshtuan rreth veprave të mëdha, sepse si kurrë më parë, Vushtrria dhe Kosova kanë nevojë për njerëz që kanë #veçVEPRA.
Vushtrria ballafaqohet me sfida të ndryshme, dhe zgjidhjet për këto probleme mund të vijnë vetëm nga njerëz që janë të gatshëm të veprojnë, që kanë provuar dhe dëshmuar aftësitë e tyre për të sjellë ndryshime të vërteta dhe që kanë #veçVEPRA.

Zhvillimi ekonomik, energjetika, shëndetësia dhe antarësimi në NATO — këto janë zotimet tona, dhe garancë për këtë është e kaluara jonë.

#VeçVEPRA #NismaSocialdemokrate”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
10 October 2026
Lajme
10 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.