Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Qasja e tij direkte”, Rama i reagon Shalës për Grenellin: Do të jetë i kyçur në të gjitha problemet

Gazeta10
16 December 2024 - 23:02

Analisti politik, Krenar Shala ka komentuar emërimin e Richard Grenell si emisar special për misione të veçanta.

Shala ka thënë se Grenell do të jetë vetëm një emisar dhe se puna e tij do të kryhet gjithmonë në kontakt me Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagonin.

“Duhet ta kuptojmë që ai është vetëm një emisar. Ai nuk punon krye në veti. Është për të ardhur keq që ka marrë çmim nga presidenti Vuçiq”, ka thënë Shala.

Një mendim ndryshe e pati analisti Fidan Rama.

Rama ka thënë se pozicioni i Grenell është mjaft i rëndësishëm, pasi ai do të jetë i kyçur në të gjitha problemet që është e kyçur SHBA-ja.

“Emërimi i tij është konfirmim që marrëveshja e 2020-ës është marrëveshje e Shtëpisë së Bardhë. Pozicioni që ka sot Grenell është më i rëndësishëm se kryetari i shtetit në këto pika që po flasim sepse do të jetë i kyçur në të gjitha problemet ku janë të kyçura të gjitha shtetet e SHBA-së: Qasja e tij do të jetë direkte”, ka thënë Rama. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.