Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Gropa të mëdha të mbushura me ujë” – Ankohen banorët e Fushë Kosovës për rrugën e paasfaltuar

Gazeta10
18 December 2024 - 9:40

Qytetarët janë ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” se rruga “Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë është komplet e pashtruar.

Kjo rrugë po i shqetëson banorët e kësaj lagje, raporton Gazeta10.

Gazetarja Arianita Hoti ka shkuar për të parë nga afër këtë shqetësim të qytetarëve.

Banorët kanë thënë se kjo rrugë ka qenë e shtruar vitë më parë, por që nga ndërtimet që janë duke u bërë në këtë lagje, kjo rrugë është prishur.

Nga videot të cilat janë dërguar në redaksi, është parë se kjo rrugë ka pasur edhe gropa dhe ka qenë e vështirë që të kalohet.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.