Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rruga e ngushtuar në Vushtrri, vështirëson qarkullimin e veturave

Gazeta10
18 December 2024 - 9:51

Qytetarët e Vushtrrisë janë ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” se rruga në këtë vend është ngushtuar.

Gazetari Naim Kryeziu ka shkuar për ta parë nga afër këtë problem të banorëve, raporton Gazeta10.

Ai ka biseduar edhe me një nga banorët e kësaj lagje, ku ky i fundit ka treguar se kjo rrugë është ngushtuar së fundi.

Sipas banorit kjo rrugë është ngushtuar si pasojë e punimeve në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Ai gjithashtu tregon se kanë bërë kërkesë edhe në komunë, por që ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

“Kemi mbledh 200 nënshkrime, kemi bërë protesta për këtë rrugë, mirëpo të gjitha këto kanë shkuar në veshë të shurdhtë”, tha ai për Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.