
Një telefonuese nga Prishtina është ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” se kanë probleme me autobusat e trafikut urban.
Ajo ka thënë se tek banesat e bardha nuk kalon asnjë autobus 3-sh, raporton Gazeta10.
“Nuk e di këta të komunës a me aeroplana po voziten a vetëm me çipat e këtyre tjerëve, sepse askush nuk del me marrë ndonjë masë për ta”, tha ajo për Kanal10.
Telefonuesja ka shtuar se janë ankuar disa herë, por që gjithmonë kanë gjetur arsyetime.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10