Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Analisti Gashi: Thirrja e Isak Nezirit për regjistrim të diasporës, një akt fisnik

Gazeta10
18 December 2024 - 14:23

Analisti Blerim Gashi ka komentuar thirrjet e kandidatëve për deputet të partive të ndryshme gjatë kohës së fushatës.

Ai në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun e ka veçuar thirrjen e kandidatit për deputet, Isak Nezirit, për regjistrim të diasporës, raporton Gazeta10.

“E përgëzoj kandidatin e PDK-së, Isak Neziri, i cili nuk e politizojë dhe nuk e partizojë hiq, nuk tha qohuni dhe votoni për Partinë Demokratike të Kosovës, por tha dilni votoni dhe shfrytëzoni të drejtën e votimit në jetën demokratike në Kosovë”, tha ai për Kanal10.

Gashi ka shtuar se kjo është një ndër thirrjet më fisnike që ka dëgjuar këto ditë.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.