Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kryetari i Mamushës i reagon Sefajt të BSPK-së: Ky person i pavetëdijshëm të kërkojë falje menjëherë 

Gazeta10
30 September 2022 - 21:13

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasnic, ka reaguar ndaj deklaratës së anëtarit të Këshillit Grevist të BSPK-së, Ali Sefaj. 

Sefaj gjatë ditës kishte shkruar në Facebook, se ministrat Arbërie Nagavci e Hekuran Murati, s’ishin bë drejtora as në Mamushë, duke thënë se “A ne taksiratlitë i kemi ministra të Financave dhe të Arsimit!”, transmeton Gazeta10. 

Për këtë deklaratë, në adresën e Gazetës10, ka reaguar kryetari i Komunës së Mamushës, duke thënë se e dënojnë postimin e Sefajt, dhe presin që ai të kërkojë falje menjëherë. 

“E dënojmë postimin e anëtarit të Këshillit të Sindikatës së Pavarur të Kosovës Ali Sefaj, në mënyrë që poshtëron administratën e komunës sonë dhe qytetarët tanë dhe presim që të kërkojë falje menjëherë. Qytetarët e Komunës së Mamushës janë të mëshirshëm dhe trima. Këtij të pavetëdijshmit duhet t’i kujtohet se gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, Mamusha me një popullësi prej 5 mijë banorësh, ka strehuar në shtëpitë e tyre me muaj të tërë mbi 40 mijë vëllezër shqiptarë të cilët kanë ikur nga serbët dhe një vend që u kujdes për vëllezërit shqiptarë më mirë se vëllezërit e vet duke ndarë me ata ushqimin e tyre.”, ka shkruar ai ndër të tjera. 

Ai më tej, ka thënë se presin që Sefaj të tërheqë deklaratat e tij që sipas tyre e poshtërojnë Komunën. 

Më poshtë gjeni reagimin pa ndërhyrje: 

E dënojmë postimin e anëtarit të Këshillit të Sindikatës së Pavarur të Kosovës Ali Sefaj, në mënyrë që poshtëron administratën e komunës sonë dhe qytetarët tanë dhe presim që të kërkojë falje menjëherë. Qytetarët e Komunës së Mamushës janë të mëshirshëm dhe trima. Këtij të pavetëdijshmit duhet t’i kujtohet se gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, Mamusha me një popullësi prej 5 mijë banorësh, ka strehuar në shtëpitë e tyre me muaj të tërë mbi 40 mijë vëllezër shqiptarë të cilët kanë ikur nga serbët dhe një vend që u kujdes për vëllezërit shqiptarë më mirë se vëllezërit e vet duke ndarë me ata ushqimin e tyre.  

Qytetarët e Mamushës janë shumë punëtorë. Sot, Mamusha falë punës së vëllezërve tonë me kultivimin e prodhimeve bujqësore është hambari bujqësisë së Kosovës. Më shumë se 60% e serrave të Kosovës ndodhen në Mamushë dhe perimet e kultivuara në këto serra i mbushin të gjitha tregjet e gjelbra të Kosovës.  

Biznesmenët e Mamushës kanë arritur suksese të mëdha në Kosovë, veçanërisht në bashkëpunim me Turqinë kanë mbizotëruar në fushën autopjesë.  

Komuna e këtyre njerëzve punëtorë, të mëshirshëm, dashamirë me kulturën dhe fenë e tyre, gjithmonë ka qenë dhe vazhdonë të menaxhohet nga njerëz kompetentë dhe profesionistë.  

Komuna e Mamushës në krahasim me disa komunat tjera të Kosovës ofron shërbim më të mirë, më cilësor dhe më të shpejtë në shumë fusha. Duhet të informojmë këtij të pavetëdijshmit se jemi komunë shembullore, qoftë në infrastrukturë, në institucionet arsimore të pajisura mirë që ofrojnë arsim, apo në Qendra Shëndetësore që ofron shërbimin shëndetësor më të suksesshëm në Kosovë. Këto shërbime mund të kryhen vetëm nga njerëz kompetent dhe profesionist.  

Presim që ky person i pavetëdijshëm, i cili nuk e njeh Mamushën, të tërheqë deklaratat e tij që poshtëron Komunën dhe popullin tonë dhe t’u kërkojë falje vëllezërve tonë. 

/Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.