Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Qasja e butë ndaj Serbisë, Joseph: Frika se ajo shkon pas Rusisë dhe Kinës

Gazeta10
20 December 2024 - 22:09

Eksperti ndërkombëtar, Edward Joseph në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka komentuar qasjen e butë të komunitetit ndërkombëtar karshi Serbisë.

Joseph ka pranuar se komuniteti ndërkombëtar ka pasur një qasje të tillë ndaj Beogradit, duke thënë se “ka qenë kritik ndaj qëndrimit të SHBA-së”.

“Janë dy fjalë, frikë dhe iluzion. Frika dhe iluzioni është pikërisht përgjigja për pyetjen tuaj. Kjo është ajo që e shtyn këtë politikë ndaj Vuçiq , ku ka masa, ndëshkime ndaj Kosovës edhe pas Banjskës, asnjë dënim ndaj Serbisë.”, ka thënë Joseph.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare ka sqaruar se qasja e butë e SHBA-së lidhet me frikën se Serbia do të shkojë pas Rusisë dhe Kinës.

“Frika se nëse jemi të ashpër me Serbinë, ata do të shkojnë me Rusinë dhe Kinën. Kjo është frika e ShBA-së dhe tjetra, iluzioni. Ata kanë iluzion se nëse tregohemi të mirë me presidentin Vuçiq dhe themi, ne vendosëm masa për Kosovën ndërkaq nuk vendosëm masa ndaj Serbisë, ata do të vijnë në anën tone”, ka thënë ai.

Krejt në fund, Joseph ka thënë se kjo ka qenë krejtësisht politikë e gabuar, pasi SHBA-ja dhe BE-ja do të duhet të kishin kërkuar menjëherë prej presidentit Vuçiq, që nëse dëshirojnë të jenë kandidatë të zgjedhin mes Rusisë dhe BE-së. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.