Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një 9-vjeçar në mesin e pesë të vdekurve nga sulmi në Magdeburg të Gjermanisë

Gazeta10
21 December 2024 - 19:08

Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulmit terrorist në Magdeburg i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike dhe mendore”.

“Nuk kemi rezultate, të gjitha janë ende duke u hetuar”, tha policia, shkruan BBC.

Sakaq drejtori i departamentit të policisë në Magdeburg thotë se ata do të vazhdojnë të përditësojnë numrin e viktimave që po trajtohen në 15 spitale.

Në mesin e pesë të vrarëve është edhe një nëntëvjeçar, ndërkaq i dyshuari do të ndiqet penalisht për pesë vrasje dhe lëndime të rënda trupore.

Mediat gjermane kanë raportuar për mbi 200 të lënduar nga ky sulm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.