
Ish-deputeti i komunitetit egjiptian, Veton Berisha përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se janë gjetur dy vajzat nga Peja E.B dhe L.N të cilat ishin raportuar si të zhdukura, raporton Gazeta10.
“Vajzat e zhdukura një javë me parë E.B.dhe L.N. jan gjetur gjallë dhe janë paraqitur në stacionin policor në Pejë ku jemi prezent bashk me to! Faleminderit të gjithë juve që ndihmuat gjatë gjithë këtij procesi të vështirë që e kishim”, ka shkruar ai./Gazeta10.