Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Drejtuesit e Barcelonës ndryshojnë mendje për të ardhmen e Depayt

Gazeta10
01 October 2022 - 11:24

Barcelona dhe Memphis Depay mund të vazhdojnë bashkëpunimin.

Pavarësisht se lojtari ishte afër largimit gjatë afatit kalimtar të verës, tani ai mund të mbetet edhe për më gjatë në “Camp Nou”, transmeton Gazeta10.

“SPORT” ka raportuar se te Barcelona janë të gatshëm për t’ia ofruar Depayt një kontratë 1-vjeçare, nëse sulmuesi do të shprehej i kënaqur me kushtet.

Trajneri Xavi, si dhe drejtuesit e klubit katalunas, thuhet se janë të kënaqur me profesionalizmin që po tregon sulmuesi holandez.

Kontrata aktuale e 28-vjeçarit me Barcelonën skadon më 30 qershor 2023. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.