
Belgjika nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror 2026.
Belgët barazuan 1:1 Egjiptit në ndeshjen e parë të grupit G.
Ashour me gol të bukur kaloi egjiptianët në epërsi në minutën e 19-të të ndeshjes.
Me epërsinë e Egjiptit u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes.
Pak sekonda pas inkuadrimit, Lukaku barazoi shifrat në minutën e 66-të të ndeshjes.
Kësisoj, Belgjika dhe Egjipti e nisin me nga një pikë aventurën në Botëror
Në grupin G, bashkë me Belgjikën dhe Egjiptin janë edhe Irani dhe Zelanda e Re.