
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu e ka cilësuar si të drejtë denoncimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit për ndërlidhjen e Serbisë me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.
“Një adresë është e vërtetë që pas sulmit qëndron Serbia, për atë garantoj unë”, ka thënë Spahiu.
Megjithatë, ndaj një deklarimi të tillë ka reaguar analisti, Halil Matoshi.
“A ke agjenci të inteligjencës tanen a çka?”, ka pyetur Matoshi.
“Nuk merrna me agjenci të inteligjencës. Unë e zhvilloj analizën e matricës dhe ajo më qet aty”, ka thënë Spahiu.
“Nexhi nuk bani analizë veç e përfoli atë që tha Kurti”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/