Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Pantina: Të gjithë fushatën parazgjedhore, Kurti e ka përqendruar tek Serbia

Gazeta10
24 December 2024 - 21:33

Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka komentuar deklarimet e fundit të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit për sulmin në veri të vendit.

Pantina ka thënë se Kurti po e përmend vazhdimisht Serbinë, për shkak se i mungon një platformë zgjedhore për qeverinë e ardhshme.

“Të gjithë fushatën parazgjedhore z.Kurti mendoj që e ka përqendruar tek Serbia dhe raportet me Serbinë, prandaj kemi dëgju çdo ditë diçka që lidhet me Serbinë ose me Listën Sërpska në mungesë të një platforme zgjedhore për qeverinë e ardhshme”, ka thënë Pantina.

Pantina ka theksuar se Kurti krenohet për çkado që ka të bëjë me Serbinë, ngaqë siç tha ajo, ai i prek qytetarët të cilët votën e japin në bazë emocionale.

“Ai del dhe krenohet çkado që ka të bëjë me Serbinë dhe Listën Sërpska, pasi e prek në një sentiment qytetarët”, ka thënë ajo në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.