Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Selimi për VV: S’e njohu shtetin e përdori dhunë kundër institucioneve – 2021 e morri kryeministrinë, kuvendin e presidencën

Gazeta10
25 December 2024 - 11:57

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, përmes një postimi të bërë në platformën ‘‘X’’, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, edhe pse s’ia ka përmendur emrin, për qasjen e saj ndaj shtetit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Selimi ka thënë se në Kosovë është një parti që s’e ka njoft shtetin, flamurin e as himnin.

Pos kësaj, ai ka thënë se e njëjta parti ka përdor dhunë kundër institucioneve.

‘‘Është një parti në Kosovë që s’e ka njoft shtetin, flamurin, himnin; poashtu ka përdor dhune kunder institucioneve, policisë dhe kundershtareve politik, perfshi eksplozive.

Ja qe besa, me 2021 e paten marre edhe kryeministrinë, Kuvendin dhe presidencën në dorë’’, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.