Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Von der Leyen, ia nis nga Shqipëria vizitave në rajon, të enjten e ardhshme vjen në Prishtinë

Gazeta10
25 September 2026 - 14:02

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të mërkurën e ardhshme do të nisë një turne në Ballkan.

Ndalesën e parë do të bëjë në Shqipëri, për takime me presidentin Bajram Begaj e më pas edhe me kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa, menjëherë të nesërmen (të enjten), shefja e KE-së do të qëndrojë në Kosovë.

Sipas agjendës, Von der Leyen do të takohet me U.D. presidenten Albulena Haxhiu dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Se cilat do të jenë temat e diskutimit, nuk është bërë e qartë.

Turneun ajo do ta vazhdojë më pas në Mal të Zi, dhe do ta përmbyllë në Maqedoni të Veriut.

Kjo u bë e qartë përmes zëdhënësit të KE-së, Olof Gill, në raportimin ditor për media.

Von der Leyen kësaj radhe do të anashkalojë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën për shkak të, siç është thënë, “zgjedhjeve të ardhshme” që do mbahen në këto dy vende.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.