
Gazetari, Shkelzen Dakaj ka thënë se vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe është bërë nga Qeveria e Kosovës për fushatë elektorale.
Dakaj ka thënë se “vendimi është një penallti dhe autogol i shkaktuar nga qeveria”, duke iu referuar vendimit të PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe këtë të mërkurë.
“Një penallti e shkaktume prej Qeverisë së Kosovës. Me këtë vendim e ka shkaktu edhe autogolin edhe kartonin e kuq në aspektin ndërkombëtar”, ka thënë Dakaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Tutje, Dakaj ka theksuar se ky vendim është bërë edhe për qëllime të tjera nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Efekti që e ka bo është që po munohet me pastru aferën e madhe që e ka LVV është që afera Zdravo”, ka thënë Dakaj. /Gazeta10/