Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jasharaj: Orët e humbura nuk do të kompensohen

Gazeta10
01 October 2022 - 14:52

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se orët e humbura në arsim gjatë grevës që zgjati pesë javë, nuk do të kompensohen dhe i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit që të mos dalë me deklarata kërcënuese, raporton Gazeta10.

“Sa i takon orëve të humbura, me kontratën kolektive që e kemi nënshkruar me Ministrinë e Arsimit thuhet qartë se orët e humbura në grevë nuk do të mbahen. Unë uroj që MAShT-i të mos dalë me deklarata kërcënuese, mbase ne do t’i relaksojmë marrëdhëniet dhe sa i takon SBAShK-ut, do të bëjmë këtë. Të ulemi bashkë, të bisedojmë, sepse atje thotë se kjo në kontratë i jep hapësirë marrëveshjes mes dy palëve”, tha Jasharaj.

“Uroj që Qeveria mos ta shoh këtë si fitore ndaj sindikatave, uroj që nga e hëna, Qeveria të dëshmojë se është për dialog, që të mos nxisë çështje të tjera”, u shpreh ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.