
Raporti: Bleona Dallaveraj
Një muaj paraburgim është kërkuar nga Prokuroria e Pejës për 25 vjeçarin, i cili dyshohet se sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikqi.
Për rastin që tronditi mbrëmjen e së premtes Kosovën, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodran Nikçi, ka thënë se për këtë rast kanë angazhuar dy prokurorë.
Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale të sulmit seksual.
Lajmi për sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi në mes të rrugëve kryesore të qytetit, ka shqetësuar qytetarët e Pejës..
Qytetarët kanë kërkuar që institucionet të mos heshtin karshi rasteve si ky i fundit.
Mbrëmjen e së premtes, Mrika Nikçi ka publikuar një video në të cilën shihet se i dyshuari F.B i vihet nga prapa për çka e sulmon më pas atë seksualisht. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 27 shtatorit.
Nikçi që përjetoi këtë sulm ka thënë se nuk do të deklarohet pasi nuk është në gjendje të mirë emocionale deri në një vendim të plotfuqishëm të gjykatës. / Kanal10