Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dita e të Moshuarve, Haradinaj: Gjenerata e tretë në Kosovë është e artë dhe e sakrificës

Gazeta10
01 October 2022 - 20:16

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shënuar Ditën Botërore të të Moshuarve, raporton Gazeta10.

Haradinaj ka thënë se gjenerata e tretë në Kosovë është e artë dhe e sakrificës.

Tute, Haradinaj ka përmendur edhe problemet e tyre për të cilat ka thënë se është shije e keqe për shoqërinë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Sot shënohet Dita Botërore e të Moshuarve.

Gjenerata e tretë në Kosovë është ajo e arta, e guximit, sakrificës dhe mbajtjes gjallë të shpirtit atdhetar që kulmoi me lirinë tonë.

Një varg problemesh më të cilët ata sot përballen, janë shije e keqe për shoqërinë tonë. Qasja në shëndetësi, shërbimet kualitative, pensionet e dinjitetshme për ta, vazhdojnë të jenë brengë e madhe që kërkon zgjidhje tash e sa kohë.

(fotografi nga arkivi)”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.