Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Thyerja e kurrizit para Isa Mustafës”, Haziri komenton deklaratën e Kurtit për koalicionet

Gazeta10
06 January 2025 - 21:22

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar deklarimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili këtë të hënë deklaroi se VV nuk do të bëjë koalicion me partitë e tjera, ngaqë siç tha ai, PDK, LDK dhe AAK nuk janë reformuar.

Haziri ia ka rikujtuar kryeministrit Kurti koalicionin e mëhershëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ndryshimin e qëndrimeve.

“A ju kujtohet thyerja e kurrizit para Isa Mustafës? Ka qenë që kurrë s’baj koalicion me LDK-në dhe ka ba koalicion me LDK-në? Apo jo? Nga slogani me “Isë, Isë” nëpër sheshe të Prishtinës nga profesor, akademik, Isa Mustafa. Nuk është hera e parë”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se Kurti po i bën këto deklarime për qëllime politike.

“Nuk është hera e parë sepse z.Kurti ka qëllim politik dhe për këtë ai e mban për vete. Z.Kurti ka tregu që qëllimi e arsyeton mjetin politik”, ka thënë Haziri. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.