
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar disa fotografi të ushtarëve të FSK-së duke stërvitur me pesha të rënda, raporton Gazeta10.
Ai tha se kadetëve iu testuan të gjithë komponentët e përgatitjes fizike, si qëndrueshmëria, forca dhe kondicioni fizik.
“Udhëheqësit e së ardhmes, sikurse shpirtërisht e psikikisht, janë të fortë edhe fizikisht”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
“”Aromë Beteje” është ecja e kadetëve tanë me pesha të rënda e përcjellur nga 2km vrapim.
Kadetëve i’u tesuan pothuajse të gjithë komponentët e përgatitjes fizike, si qëndueshmëria, forca dhe kondicioni fizik.
Ecja me pesha simulon afrimin në zonën e operacionit, kurse vrapimi me pesha simulon luftëbërjen.
Udhëheqësit e së ardhmes, sikurse shpirtërisht e psikikisht, janë të fortë edhe fizikisht.
Young wolves
“./Gazeta10.

