Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nesër do të ndizen dritat e Sahat Kullës në Prishtinë

Gazeta10
02 October 2022 - 15:13

Të hënën, në kryeqytet do të ndizen dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument të trashëgimisë kulturore, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se kjo ngjarje do të fillojë nga ora 19:00.

“Për disa muaj me radhë, Sahat Kulla i është nënshtruar disa ndërhyrjeve të jashtme dhe të brendshme për të parë më në fund rilindjen e saj. Restaurimi i këtij objekti historik është realizuar në bashkëpunim me Unionin Evropian dhe UNDP Kosovë e tashmë është gati të presë të gjithë vizitorët e interesuar pasi të gjitha punimet kanë përfunduar”, thuhet në njoftim./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.