
Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi ka treguar në emisionin e mëngjesit “Dita e re” se është rritur konsumi i energjisë elektrike në Kosovë.
Ai ka thënë se energjia elektrike është rritur dhe është shëndërruar në 1500 MW, raporton Gazeta10.
“Energjia elektrike në vendin tonë është rritur në mënyrë të dukshme, është shëndruar në 1500 MW, gjë që nuk ka qenë e zakonshme më parë, pavarësisht këtyre mbingarkesave dhe këtij konsumi teje të lartë rrjeti elektrik shpërndarës i ka bërë ballë”, tha ai për Kanal10.
Krasniqi ka shtuar se ndërprerja e energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e optimizimit të këtyre mbingarkesave.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10