Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ujërat e zeza vërshojnë në oborre të shtëpive në lagjen “Arbëria”

Gazeta10
02 October 2022 - 22:40

Raporti: Arbenita Ilazi/Kanal10

Banorët e lagjes “Arbëria” në Prishtinë thonë se tash e një kohë po përballen me vërshimin e ujërave të zeza, rrjedha e të cilave sipas tyre, po shkon deri në oborre të shtëpive. Ata kanë kërkuar zgjidhje nga Komuna e Prishtinës, por që sipas tyre, një gjë e tillë ka munguar, shkruan Kanal10.

Jeton në Prishtinë, por në këtë formë detyrohet të ecë nëpër oborrin e shtëpisë.

Si pasojë e të reshurave të shiut, ujërat e zeza e kanë vërshuar shtëpinë e Ilaz Zariqit, i cili jeton në rrugën “Qemal Stafa”, në lagjen Arbëria të kryeqytetit.

Problemi i vërshimit të ujërave të zeza ka ardhur si pasojë e mbulimit të gypit dalës të kanalizimit.

Zariqi thotë se shumë herë kanë adresuar ankesa në Komunën e Prishtinës, por që sipas tyre, nuk janë marr parasysh.

Ndërsa, banori tjetër Nuhi Zariqi ka thënë se vazhdimisht përballen me një problem të tillë, që ua vështirëson jetën.

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, kanë thënë se kanë intervenuar para dy ditësh, por pjesa tjetër, sipas tyre, i takon Komunës së Prishtinës.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit, më datë 28 shtator 2022 me ekskavator kanë intervenuar dhe ua kanë zgjidhë problemin banorëve. Banorët kanë shpreh falënderim sepse ajo nuk është përgjegjësi e jona, por e Komunës së Prishtinës, por këtë e kemi kryer për hir të banorëve që janë konsumatorët tanë. Dheu e ka mbuluar gypin dalës të kanalizimit dhe kjo i takon komunës. Nuk është hera e parë që intervenojmë. Çdoherë u kemi dalë në ndihmë. Adresa e radhës mbetet Komuna e Prishtinës”,thotë KRU ”Prishtina”.

Kanal10 ka kërkuar sqarime nga Komuna e Prishtinës, por që nuk ka kthyer përgjigje.

Banorët kanë thënë se presin zgjidhjen e këtij problemi, pasi që vjeshta dhe dimri mund t’u krijojnë më shumë vështirësi, si pasojë e vërshimit të ujërave të zeza.  /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.