
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të kandidates për deputete nga radhët e AAK-së, Xhevahire Izmakut dhe komentatorit politik, Xhavit Drenorit lidhur me mungesën e investimeve kapitale në komuna.
Izmaku ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka ndihmuar komunat që nuk kanë qenë nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Qeveria i ka ndal projektet kapitale nëpër komuna. Kjo Qeveri i ka prek disa shtylla të shtetit të cilat me vështirësi janë ndërtu”, ka thënë Izmaku.
Megjithatë, Drenori ka thënë që secila qeveri që ka ardhur në pushtet i ka priviligjuar komunat që kanë qenë nën udhëheqjen e partisë së tyre.
“Kush ka qenë në Qeveri, ajo parti që e ka udhëheq partinë i ka priviligju komunat që kanë qeverisë. Kjo është bardhë e zi”, ka thënë Drenori. /Gazeta10/