Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

FIllon mësimi në të gjitha shkollat e vendit – 1 muaj vonesë

Gazeta10
03 October 2022 - 9:30

Sot do të nis viti i ri shkollor 2022/2023, pas 1 muaji vonesë për shkak të grevës së përgjithshme në vend.

Me gjithë diskutimet dhe debatin e fortë në Kosovë, grevistët e arsimit rezistuan vetëm 30 ditë karshi kokëfortësisë së qeverisë, duke u dorëzuar në fund pasi votoi mbi 50% anaëtarësia.

Kjo grevë u shoqërua edhe me deklarata e akuza të rënda mes palëve.

“Unë kam dajë e miq”, kishte thënë Jasharaj teksa aludonte të kërcënuesit.

Ky i fundit ishte takuar edhe me krerët e opozitës, gjatë konferencave me ta e kishte cilësuar Kurtin si “diktator”.

Krejt këto zhvillime për shtesat e mësimdhënëseve. SBAShK kërkon 100 euro shtesa deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Qeveria s’ofron më shumë sesa 50 deri në fund të këtij viti.

“Unë nuk bëjë pazare”, thoshte Kurti.

E Ministria e Arsimit në kohën kur greva u pezullua ka përmendur testimin me shkrim të mësimdhënëseve si dhe ngritjen e numrit të inspektorëve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.