
Komentatori politik, Fidan Rama ka komentuar nisjen e fushatës zgjedhore nga partitë politike në vend.
Rama ka thënë se opozita ka bërë një organizim të mirë të fushatës zgjedhore.
“Ka nisje të fushatës nga opozita, pra aspekti i shprehjes dhe mobilizmit që ka filluar për muaj të tërë ka marrë një vulë finale në hapjen zyrtare të fushatës nga PDK-LDK-AAK”, ka thënë Rama.
Nga ana tjetër, Rama ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po përdor një gjuhë nxitëse gjatë fushatës, ngaqë siç tha ai, kjo po bëhet për shkak të mungesës së punës katërvjeçare.
“Nxitja, tensionet janë përpjekje të vazhdueshme që LVV i ka bërë në vazhdimësi, por tash do t’i ashpërsojë çdo ditë. Pra, çështja e oligarkëve, pushtetet e kaluara janë tema që me i fut subjektet opozitare që me u marr me të”, ka thënë Rama.
Krejt në fund, ai ka theksuar se narracioni që po e përdor Kurti është shumë i rrezikshëm. /Gazeta10/